Sot janë bërë 24 vjet nga bombardimi i autobusit në urën e e fshatit Lluzhan të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Bombardimi në këtë urë kishte ndodhur mesditën e së shtunës të 1 majit 24 vite më parë (1999), nga forcat ajrore të NATO-s.
Në këtë autobus të linjës Prishtinë – Podujevë nga bombardimi humbën jetën mbi 30 civilë shqiptarë. Tragjedia kishte ndodhur në kohën e intervenimit të forcave ajrore të NATO-s kundër policisë serbe, në periudhën mars-qershor të 1999-s.
Në këtë vend është vendosur pllaka me emrat e të rënëve./Llapi.info
Më poshtë pamjet nga AP:






