Lokale - eSIMy

24 raste të reja pozitive me COVID-19 kanë rezultuar sot në Kosovë, nga 257 mostra të testuara, raporton Llapi.info.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: 14 nga Komuna e Gjilanit, 4 nga Komuna e Prishtinës, 3 nga Komuna e Vushtrrisë, kurse Kamenica, Mitrovica dhe Ferizaj me nga 1 rast.

Sot më 12 maj 2020, janë shëruar edhe 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 671 raste.

“Më datë 12 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe 1 rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç me vendbanim në Rahovec dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 02.05.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 03.05.2020 në gjendje të rënduar me Infiltrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale kronike, Hemodializë të rregullt, Anemi sekondare, Fibrilatio atriorum permanens, Kardiomiopati kronike”, thuhet në njoftim.

Nga data 08 shkurt deri më 12 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.387 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 919 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Llapi.info