Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e Heroit llapjan, Bedri Ahmeti, shkruan Llapi.info.
Bedri Ahmeti lindi në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës.
Bedi ra dëshmor më 23 mars 1999.
Aktiviteti i tij para pjesëmarrjes në ushtri zhvillohej nga diaspora.
Me fillimin e luftës në Kosovë në vitin 1999 ai kthehet nga mërgimi dhe radhitet në radhët e UÇK-ës.
Bedri Ahmeti do të përkujtohet përgjithmonë në historinë shqiptare si hero i Kosovës, së bashku me Isë Havollin dhe të gjithë dëshmoret tjerë të Kombit Shqiptar qe kanë dhënë jetën për të mbrojtur vendin tonë.
FOTO/Bedri Ahmeti në Demostrata kundër dhunës së Serbisë ndaj shqiptarëve. Protesta ishte mbajtur në Luksemburg







