Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi, raporton Express.
Sipas raportit, asaj i ishte keqësuar gjendja në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK, kishte vdekur.
“QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar. Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.
Sipas QKUK’së, ajo ishte dërguar në Emergjencë shkaku i humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik dhe me frymëmarrje të vështirësuar.
“Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemoragjia intraabdominale ( gjakderdhje në bark) , shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, ka njoftuar QKUK’ja






