Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka konfirmuar edhe 226 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 459 mostrave, raporton Llapi.info.
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 15 pacientë, duke çuar në total numrin e viktimave në 227.
Sipas njoftimit të Institutit, 26 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës – njëherësh shifra më e lartë deri më tani në këtë komunë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja po ashtu ka njoftuar për shërimin e 115 pacientëve, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 4.578.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars në Kosovë, numri i të infektuarve ka arritur në 8.330. Sipas njoftimit, raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,525./Llapi.info






