Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 110 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.160 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 21 pacientë. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Prishtinës.

Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 40 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 19 raste, Gjilan dhe Mitrovicë nga 18 raste, Gjakovë 14 raste, Skenderaj 12 raste, Podujevë 11 raste, Lipjan dhe Gllogoc nga 10 raste, Ferizaj dhe Obiliq nga 8 raste, Deçan 7 raste, Klinë dhe Kamenicë nga 6 raste, Shtime 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Graçanicë, Vushtrri dhe Suharekë nga 1 rast.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,268 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.688. Në total numri i rasteve aktive është 888./Llapi.info