Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.
Elezi tha se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotimeve nga 530 sa janë gjithsej.
“Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar”.
“Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi për klankosova.tv.






