Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka regjistruar edhe 218 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 461 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 15 të vdekur, duke çuar në total numrin e viktimave në 284.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 23 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Rastet e reja janë 6 nga qyteti, 4 në Gllamnik, 2 në Sfeçël dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Bradash, Dumnicë e Epërme, Dyz, Kërpimeh, Llaushë, Pakashticë e Epërme, Lladoc, Revuçë, Sekiraçë dhe Shakovicë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, të mërkurën janë shpallur të shëruar edhe 156 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 5.346.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 9.492 raste pozitive, gjersa raste aktive mbesin edhe 3.862./Llapi.info