Lokale - eSIMy

Një 21-vjeçare nga Podujeva ka denoncuar ish-partnerin e saj në Polici, duke pretenduar se është përballur me ngacmime të vazhdueshme nga ana e tij për rreth tri vjet.

Sipas raportimit të Gazetës Sinjali, e reja kishte nisur një lidhje dashurie rreth katër vjet më parë, por më pas kishte kuptuar se personi me të cilin ishte në lidhje ishte i martuar.

Pas zbulimit të këtij fakti, ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Megjithatë, sipas denoncimit të saj, ish-partneri kishte vazhduar ta ngacmonte për një periudhë rreth trevjeçare.

Rasti është bërë publik pas denoncimit të 21-vjeçares, ndërsa pretendimet e saj mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.