Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda në Kharkiv të martën dhe gjatë natës.
Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.
Kuptohet se trupat ruse hynë në verilindje dhe veri të qytetit, ndërsa Kharkivi u godit nga artileria reaktiv.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se trupat e tyre e kanë marrë qytetin e Khersonit në Ukrainë.
Nëse qyteti ka rënë, do ta bënte atë më të madhin në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri tash.
Gjatë natës u raportua se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin kapur./BBC






