Rusia i lajmërohet Serbisë për çështjen e Kosovës.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar një urim për Vitin e Ri zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në të cilën ai thotë se Moska është e gatshme për bashkëpunim të mëtejshëm “në çështjen e Kosovës”, transmeton lajmi.net.
Lavrov, në urimin e datës 21 dhjetor, vuri në dukje se viti që po largohet u karakterizua nga forcimi aktiv të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Unë kam qenë i bindur se realizimi i vazhdueshëm i projekteve të përbashkëta të planifikuara dhe planet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ruso-serb do të krijojnë një bazë të mirë për vitet e ardhshme”, tha Lavrov.
Ai thotë, shkruan blici serb, se vitin e ardhshëm do të ketë takime të vazhdueshme dhe se janë të gatshëm për bashkëpunim për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
“Do të realizojmë takime të reja në vitin e ardhshëm për të vazhduar shkëmbimin e pikëpamjeve të përmbajtjes dhe koordinimit në hapat në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm në çështjen e Kosovës,” tha Lavrov.