Një vajzë dy vjeçare është gjendur pa shenja jetë në fshatin Zallq të Istogut, përkatësisht tek familja Zymberaj në Istog.

Përkitazi më këtë rast detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Fadil Gashi, zëdhënës për rajonin e Pejës ka thënë për Indeksonline se rreth orës 12:00, dy vjeçarja është gjetur në një bazën të vogël të shtëpia e saj.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.