Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku një fëmijë dyvjeçar raportohet se ka vrarë të ëmën, duke e plagosur në gjoks me një pistoletë, e cila gjendej në tavolinën e oborrit, ku familja po qëndronte.
Një video e publikuar në platforma të ndryshme po ashtu e vërteton gjithë ngjarjen.
Sipas dinamikës, fëmija i vogël rrëmbeu një pistoletë Glock të mbushur nga tavolina — plumbi e goditi gruan në gjoks.
Babai është arrestuar për neglizhencë dhe djali është vendosur tek të afërmit për momentin. Hetimi do të shqyrtojë gjithashtu pse një armë e mbushur u la në tavolinë.