Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 22 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 662 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy viktima me COVID-19, kurse janë shëruar 191 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,132. Deri tash janë raportuar 86 viktima, kurse 6,384 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 279 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 6.079 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.269 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 155,675 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,878 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 143,333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464./Llapi.info