Edhe një market është gjobitur me shumën e 2 mijë eurove nga Inspektorati i komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Komuna është treguar jo-transparente, duke mos e treguar fare emrin e biznesit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dy mijë euro gjobë ndaj biznesit për mashtrim ndaj konsumatorit dhe mos vendosje të flamurit të origjinës së produktit

Inspektorët e tregut sot gjatë kontrolles rutinore kanë hasur në parregullsi në një market, për pasojë ata kanë dënuar me dy gjoba mandatore marketin me nga (një mijë euro) për mospërputhje të çmimit në raftë – arkë, si dhe për mos vendosje të flamurit të origjinës së produktit.

Marketi ka bërë shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nr 06/L -034.

Drejtoria e Inspeksionit fton të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre, në rastet kur konstatohen parregullsi do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit.

STOP ABUZIMIT ME ÇMIME!

05.12.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

 

May be an image of 2 people, newsagent and text