Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Financave, Fatlum Osmani, kanë takuar sot zëvendësministrin e Insfrastrukturës, Hysen Durmishi, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka thënë se për këtë vit janë paraparë të investohen rreth 2.5 milionë euro.
“Bashkë me drejtorin e Financave, Fatlum Osmani, kemi zhvilluar takim me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me të cilin kemi diskutuar për projektet që Ministria ka në projekt buxhet t’i realizojë në komunën tonë. U dakorduam si të ecim tutje me procedurat dhe u zotuam dy palët që t’i përshpejtojmë veprimet me qëllim të realizimit sa më të shpejtë të këtyre projekteve. Në këtë vit vetëm nga ana e kësaj Ministrie janë të parapara investime në vlerë rreth 2.5 milionë euro për Komunën e Podujevës”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info






