Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  të Kosovës ka bërë të ditur se ka regjistruar edhe 196 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 475 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 16 të vdekur, duke çuar në total numrin e viktimave në 300.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 12 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Rastet e reja janë 4 nga qyteti, dy në Shakovicë dhe me nga një rast në fshatrat; Dumnicë e Epërme, Gllamnik, Halabak, Sfeçël, Shajkoc dhe Zakutë.

“Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 45 raste, komuna e Pejës 20 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjakovës 12 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Gjilanit 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Prizrenit 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Malishevës 6 raste, komuna e Suharekës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Deçanit 5 raste, komuna e Istogut 4 raste, komuna e Kaçanikut 4 raste, komuna e Dragashit 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga një rast komunat e Kamenicës, Klinës, Obiliqit dhe Skenderajt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, të mërkurën janë shpallur të shëruar edhe 134 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 5.480.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më tash, janë regjistruar 9.688 raste pozitive, gjersa raste aktive mbesin edhe 3.908./Llapi.info