Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 195 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.730 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 16 pacientë.

Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 42 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 22, Pejë 21, Gjakovë 14, Rahovec 12, Fushë-Kosovë 9, Viti 6, Kaçanik, Gllogoc, Vushtrri, Podujevë, Prizren dhe Lipjan nga 5 raste, Istog 4, Obiliq 3, Kamenicë, Deçan dhe Skenderaj nga 2, Suharekë, Shtime dhe Dragash nga 1 rast.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 100,039 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,270 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.704. Në total numri i rasteve aktive është 1.060./Llapi.info