Edhe 194 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 494 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për katër viktima gjatë 24-orëve të fundit, duke bërë kështu që numri i të vdekurve në Kosovë të arrijë në 196.
Siç thuhet në njoftimin e Institutit, 17 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste,
komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste,
komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja po ashtu tha se të mërkurën janë shëruar 138 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 4,268.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Prej atëherë, ka konfirmuar gjithsej 7,846 raste pozitive. Sipas njoftimit, raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,383./Llapi.info





