Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 193 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 491 mostrave, raporton Llapi.info.
Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 8 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 373.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 10 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 5 nga qyteti, 2 në Lupç të Poshtëm dhe me nga një rast në fshatrat; Halabak, Llugë dhe Lupç i Epërm.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 205 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3.999.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,988 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






