Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar dy persona me 19 vjet burgim për një vrasje të ndodhur në Pejë.

I Pandehuri F.D është dënuar për veprën penale “vrasja e rëndë” në shtytje dhe për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “vrasja në tentativë” me 15 vjet burgim, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë që i akuzuari tjetër i këtij rasti, F.Gj, është dënuar me katër vjet për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “vrasja në tentativë”.

Të pandehurit F.D dhe F.Gj akuzohen se në korrik të vitit 2010 në një restorant në Pejë, me dashje ka shtyrë vëllain e tij për kryerjen e veprës penale vrasja e tani të ndjerit B.L i moshës 24 vjeçare.