Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të dielën edhe 188 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 462 mostrave, raporton Llapi.info.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë me COVID-19, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 327.

Siç thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, 20 raste të reja me COVID-19 janë në Komunën e Podujevës. Prej tyre, 7 në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Bradash, Dobërdol, Gërdoc, Llapashticë e Poshtme, Llapashticë e Epërme, Llugë, Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm, Revuçë, Sekiraçë, Shakovicë dhe Velikorekë-Katunishtë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkaq, raste aktive mbeten edhe 3.976./Llapi.info