Ditën e djeshme ka ndërruar jetë Ardian Osmani, mërgimtari nga Podujeva i cili u raportua që u mbyt në ujë, në një liqen në Gjermani.

18-vjeçari Ardian Osmani ishte edhe futbollsit, i cili luante për skuadrën shqiptare, FC Kosova Munchen.

Kosova Munchen i ka dërguar familjarève një telegram ngushllimi për vdekjen e Ardianit.

”Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të klubit tonë, Ardian Osmani.

Në këto çaste të rënda, ndajmë pikëllimin me familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që e njohën.

Ardiani do të kujtohet gjithmonë për sjelljet shembullore, pasionin, përkushtimin dhe shpirtin e tij sportiv.

Ai ishte pjesë e junjorëve për dy sezone, ku luajti me shumë sukses si mbrojtës i krahut të djathtë.

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,Kryesia e klubit dhe gjithë bashkëlojtarët.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.