Lokale - eSIMy

Edhe 172 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 506 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e viktimave në 341.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, dy raste të reja me COVID-19 janë në Podujevë, të dyja në qytet.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058.

Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i rasteve aktive është 4.020./Llapi.info