Punëtorët në Kosovë po vazhdojnë ta pësojnë në vendet e tyre ku punojnë, për shkak të kushteve jo të favorshme të punës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Rahovec, por këtë herë viktimë është një i mitur, i cili është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar në shtëpinë e xhaxhait të tij.

Viktima është një 17-vjeçar, i cili është dërguar në këtë qendër pasi është rrëzuar nga ‘skelet’ në objektin ku ka qenë duke punuar.

I riu është dërguar pa vetëdije në Emergjencë, ku po e vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të plagëve. Siç mëson Sinjali, viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të gjendjes është transferuar në Prishtinë.

Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuarin, xhaxhain e të miturit, ndaj të cilit Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. / Sinjali