Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar në 24 orët e fundit 9 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 457, raporton Llapi.info.

Të dhënat e së shtunës kanë treguar edhe për 169 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 455 mostrave.

Sipas njoftimit të Institutit, 13 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht me nga 2 raste në qytet, Gllamnik, Shajkoc dhe Llapashticë e Epërme dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Metehi, Lupç i Poshtëm, Dobratin dhe Velikorekë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 197 pacientë nga sëmundja që shkakton COVID-19, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 8.346. Aktualisht janë edhe 3,534 raste aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar për 12,337 të infektuar me këtë virus./Llapi.info