Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka testuar edhe 470 mostra, prej të cilave 162 kanë rezultuar pozitive me virusin korona, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 425.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 122 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.
Sipas njoftimit, 2 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. 1 rast në Llapashticë të Poshtme dhe një në fshatin Gllamnik.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






