Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do bëjë homazhe te varri i kolonelit, Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se kjo vizitë bëhet në 16 vjetorin e tij të vrasjes.

“Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit, në 16 vjetorin e vrasjes së tij. (Fshati Strellc, ora 12:00)”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kujtojmë se rasti i vrasjes së Zemajt ende nuk është zbardhur nga drejtësia.