Po punonte në oborrin e shtëpisë, ku prej vitesh jeton me nëntë anëtarët e familjes.
Me njërin prej tyre, 16 vjeçari nga Obiliqi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale. Për këtë arsye edhe u arrestua nga policia.
Klan Kosova kuptoi që bëhet fjalë për incest mes vëllait e motrës 13 vjeçare, që sipas informacioneve të siguruar nuk kishin asnjëherë telashe të tilla.
Për këtë arsye, fqinjët e tyre nuk e besojnë ende që kjo ngjarje ka ndodhur.
Ramadan Ajeti që është fqinjë i familjes, i përshkruan të miturit si fëmijë të mirë.
Takimi me prindërit e tyre ishte i pamundur pasi, siç i thanë televizionit, të njëjtit me mëngjes dalin për të mbledhur kanaqe në kryeqytet, për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Megjithatë, për djalin e tyre Prokuroria Themelore e Prishtinës po kërkon paraburgim.
Jo zyrtarisht televizioni mësoi se viktima, që vetë e njoftoi rastin në polici, u dërgua në strehimore.