Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 17 raste pozitive me virusin korona në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Podujevë, me këto rastet e reja, tash aktivë me virusin korona janë 117 qytetarë.

Në këtë javë që po lëmë pas janë konfirmuar dhjetëra raste pozitive thuajse çdo ditë. Gjatë 24-orëve të fundit në Podujevë janë shëruar edhe shtatë pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 7 mijë qytetarë llapjanë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 74 raste kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani në Podujevë janë administruar rreth 80 mijë vaksina.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 14 dhjetor se janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 6,553 mostrave.

Në raportin për 24 orët paraprake bëhet e ditur se janë shëruar edhe 119 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4,489./Llapi.info