Edhe 157 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 511 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e viktimave në 492.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, pesë raste të reja me COVID-19 janë në Podujevë. Prej tyre, dy janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Surkish, Gllamnik dhe Dumnicë  e Poshtme.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942.

Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i rasteve aktive është 3.406./Llapi.info