Lokale - eSIMy

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 152 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410”, thuhet në njoftim.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, numri i viktimave ka arritur në Kosovë 480./Llapi.info