Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me COVID-19, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, sot janë testuar 154 mostra, ku 15 prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke bërë kështu që numri i të infektuarve të arrijë në 377.
“Sot më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet:Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq”, thuhet në njoftim.
“Më datë 13 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 38 vjeç nga Lladovë-Istog, e konfirmuar me COVID-19 me datë 12.04.2020. Pacientja ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës nga data 09.04.2020 prej ku edhe transportohet në Klinikën e Kirurgjisë për trajtim. Pacientja ka patur sëmundje të tjera shoqëruese. Nga data 08 shkurt deri më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.410 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e shtatëdhjetë e shtatë (377) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK-ja./Llapi.info






