Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 15 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.144 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 11 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 4 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 3 raste, Kamenicë 2 raste, Vushtrri 1 rast dhe 1 në Podujevë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.549. Në total numri i rasteve aktive është 107./Llapi.info