Lokale - eSIMy

Komisioni Hetimor parlamentar për “Gylenistët” ka nisur mbledhjen ku do të shqyrtohet materiali i dërguar nga institucionet për “Gylenistët” dhe pastaj fillon intervistimi fillimisht i kryeshefes së Inspektoratit Policor.
Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigje nga 15 institucione të Kosovës, përfshirë edhe Presidencën.

Në mbledhjen e Komisionit u tha se, Presidenca ka njoftuar se nuk kanë materiale lidhur me rastin e deportimit të “Gylenistëve”.

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për “Gylenistët”, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigje nga 15 institucione për rastin e “Gylenistëve”.

“Disa përgjigje janë formale ku disa prej tyre njoftojnë se nuk kanë asnjë informatë, as nuk janë në dijeni dhe s’kanë material për këtë rast. Disa të tjera kanë sjellë materiale, duke i analizuar ato, kuptohet se nuk i kanë dorëzuar të gjitha materialet që i disponojnë”, ka thënë Sveçla, raporton Gazeta Express.