Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar edhe 142 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 466 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë që kanë qenë të prekur me virusin korona, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 381.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 10 raste të reja me koronavirus janë në Podujevë. 5 prej tyre në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Konushec, Sallabajë, Penuhë, Dumnicë e Epërme dhe Lupç i Epërm.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,130 të prekur me COVID-19, gjersa raste aktive mbesin edhe 3.932./Llapi.info