494 mostra janë testuar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, prej të cilave 141 kanë rezultuar pozitive për virusin korona, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e viktimave në 416.
Sipas IKSHPK-së, 9 raste janë nga Komuna e Podujevës. 3 raste janë në qytet, 2 në Bellopojë dhe me nga një rast fshatrat; Gllamnik, Bradash, Lupç i Poshtëm dhe Shajkoc.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Me këto shifra e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 11.686, ndërsa janë shëruar gjithsej 7.562 persona.
Aktualisht në Kosovë, raste aktive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë 3.708 persona./Llapi.info






