Tetë fëmijë dhe roja e shkollës janë vrarë nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.
Mëngjesin e sotëm kryeqyteti serb u trondit nga të shtënat në një shkollë fillore, ku një nxënës 14-vjeçar ka hyrë në një klasë në orën e historisë dhe ka qëlluar pa ndalë, duke lënë të vdekur tetë nxënës dhe rojën e shkollës.
Shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spital.