Policia e Kosovës ka raportuar për një plagosje mbrëmë në Reçan të Prizrenit.

Sipas Policisë, një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 11-vjeçar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.

Policia njofton se të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt.