Lokale - eSIMy

14 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1003, raporton Llapi.info.

Rastet pozitive kanë rezultuar pas 208 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe kontakteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 3 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772.

“Nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje në njoftim./Llapi.info