Është rritur numri i rasteve të reja me virusin korona edhe në Podujevë, ku përgjatë kësaj jave janë konfirmuar pozitivë 14 persona, raporton Llapi.info.

Aktualisht në këtë komunë aktivë janë po ashtu edhe 14 persona. Kështu thuhet në statistikat zyrtare të Institut Kombëtar i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në rreth 5 mijë. Deri tash janë raportuar 67 viktima, kurse mbi 4 mijë pacientë janë shpallur të shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sot se në nivel vendi janë shënuar edhe 92 raste të reja me sëmundjen, COVID-19. Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 3.877 mostrave. Në 24 orët e fundit, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur 16 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,365 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,266 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442./Llapi.info