Instituti GAP në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit ka organizuar tryezën e diskutimit “Lufta për mëditje: Politikat kundërthënëse të qeverisë në udhëtime zyrtare”.
Nora Latifi-Jashari nga Instituti GAP, thotë se Udhëzimi Administrativ që është bërë nga UNMIK-u nuk është ndryshuar tash e 15 vjet.
Latifi-Jashari theksoi se këto gjetje do të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes dhe në luftën kundër korrupsionit.
“Udhëtimet zyrtarëve përbëjnë një shumë të madhe të përdorimit të parasë publike. Instituti GAP për disa vite publikon të dhënat e ministrave lidhur me shpenzimet e udhëtimeve te tyre. Shuma e mëditjeve brenda dhe jashtë vendit është rregulluar me një rregullore të UNMIKU-t. Ne i inkurajojmë institucionet për shërbyesit civil që të bëjnë më shumë në ngritjen e vetëdijes e të kontribuojmë të gjithë në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo.
Përfaqësuesi i Institutit GAP, Blendi Hasaj, ka prezantuar të gjeturat e shpenzimeve zyrtare të parasë publike.
Sipas Hasaj, viti 2018 kap shumën prej 14.7 milionë euro në mëditje derisa shpenzimet e udhëtimeve zyrtare kapin vlerën deri në 11.8 milionë euro.
“Mëditjet janë rreth 27%, do të thotë më e lartë se në vitin 2017. Në vitin 2018 është shuma më e lartë 14.7 milionë euro pasi ka ndryshua edhe forma e shpenzimeve. 67% është ngritur në kategori. Shpenzimet e udhëtimeve zyrtare kanë ndryshuar nga 10.9 deri në 11.8 milionë euro. Personat përfitojnë nga mëditjet si pjesëmarrje në trajnime, punëtori dhe takime shtetërore. Të rritet transparenca dhe të tregohet për mënyrën e shpërndarjes se mëditjeve. Kemi Udhëzimin Administrativ tash e 15 vjet. 10 nuk janë përgjigjur fare nga zyrtarët e ministrisë”.
Hasaj theksoi se ministritë nuk e kanë zbatuar vendimin e Kryeministrit lidhur me udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.
“Jo të gjitha ministritë nuk e zbatojnë vendimin e kryeministrit lidhur me udhëtimet zyrtare. Zyra Kombëtare e Auditimit gjenë raste të devijimit se si ndahet buxheti i mëditjeve. Ministritë ndajnë shpenzime zyrtare për persona që nuk janë pjesë e ministrisë”, ka thënë ai, raporton EO.
“45% punojnë në ministri kurse 45% nëpër komuna. Shumica janë nga niveli profesional, paga neto 503€. 65% të të anketuarve besojnë se ka keqpërdorime në mëditje, më së shumti shprehen te shërbyesit e zyrtarëve që punojnë në ministri”.
Drejtori i Zyrës së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve mbi sundimin e Ligjit nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Shawn Waddoups, deklaroi se shumica e udhëtimeve zyrtare nuk paguhen, është Zyra Nacionale për Shpenzimet Zyrtare.
“Ne kemi fonde që përkrahim sundimin e ligjit në procesin gjyqësor si dhe shërbimin korrektues. Ne jemi një pjesë e vogël e të gjitha partnerëve që ofrojnë ndihmë. Prioriteti më i madh është që të ndihmojmë Kosovën që t’iu përgjigjet qytetarëve. Trajnimin që i duhet është vetëm jashtë vendit të Kosovës. Pjesëmarrja në evente jashtë Kosovës e rritë vlerësimin e tyre. Zyra Nacionale për Udhëtim është donator dhe shumica nuk paguajnë”.
Ai potencoi se me qeverinë e re do të diskutohet për këtë çështje, pasi ka person zyrtar që udhëton disa herë për të njëjtin trajnim.
“Duhet trajnimin dhe këto aktivitete të mbahen në Kosovë kur është e mundshme. Nëse neve na duhet një ekip i zyrtarëve dhe e shohim se është i vetmi opsion shikojmë se sa kap shifrën e shpenzimeve. Ne si partner ndërkombëtar i rrisim koordinatat tona. Me qeverinë e re do të diskutojmë për këtë çështje, një person për të njëjtën temë është trajnuar disa herë. Udhëtimet për trajnime jashtë Kosovës duhet të aprovohet nga institucionet. Duhet të jetë e qartë se kush paguan”, tha ai.
Auditorja e Brendshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Ardiana Sahiti, thotë se duhet ndryshuar korniza ligjore.
Sipas saj, duhet të respektohen avanset dhe shumat e paarsyetuara të ndalen në paga.
“Shpenzimet përmes pjesëmarrjes në trajnime shërbejnë për të rritë efikasitetin në punë kur nuk është e mundshme rritja e pagës. Shqetësimet kryesor kanë të bëjnë me tendencat për manipulim krahas pagës së rregullt mujore. Zyra Kombëtare e Auditimit raporton çdo herë në lidhje me shpenzimet të parasë publike. Duhet të ekzistojnë politika të drejta. Auditorin e Përgjithshëm ka gjetur një numër të devijimeve në praktikat e menaxhimit të mëditjeve dhe gjithashtu shqetësimi lidhur me kornizën ligjore. Udhëzimi mbetet i njëjtin nuk është rishikuar. 95% janë bërë nga niveli qendror vetëm 5% niveli lokal me 14% shpenzime. Të respektohen avanset dhe shumat e paarsyetuara të bëhen ndalesa në paga”, u shpreh ajo, raporton EO.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, theksoi se duhet të ndryshohet korniza ligjore që të ketë efikasitet të parasë publike.
“Shërbyesit civil ishte dashur të dinë gjuhën angleze kur dëshirojnë të shkojnë në trajnime jashtë vendit. Po sillen si turistë për me e shpenzu paranë publike. Me e ndryshu kornizën ligjore, që të bëhet sa me efikas paraja publike dhe të ngritën kapacitete e jo dërgim personave politik të cilët nuk do të jenë në atë institucion”, tha ai.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë radhitet e para për shpenzimet më të mëdha në mëditje, e dyta është Ministria e Integrimeve Evropiane dhe e treta Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.