Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.370 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 9.169 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është raportuar një rast i vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 47 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 153,151 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,280 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815./Llapi.info