Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 132 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite në Podujevë, që nga shpërthimi i koronavirusi në Kosovë.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 2.279 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 12.666 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 325 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 127,627 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,315 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 107,025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287./Llapi.info