Edhe 13 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 193 mostrave të testuara nga IKSHPK, raporton Llapi.info.
IKSHPK-ja nuk ka njoftuar për vendet prej nga vijnë të infektuarit.
Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar 4 pacientë nga ky virus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit, në Kosovë deri më tani janë testuar 15.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.123 raste. 847 pacientë janë shëruar, kurse 30 kanë ndërruar jetë./Llapi.info






