Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 129 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 449 mostrave, raporton Llapi.info.

Numri i viktimave në Kosova ka arritur në 410, pasi në 24-orët e fundit janë raportuar edhe për 9 të vdekur me koronavirus.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 2 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Sipas Institutit, një rast është në fshatin Bellopojë dhe një rast në fshatin Kaçybeg.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,545 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info