Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 122 raste të reja me virusin korona, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive kanë dalë pas 231 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Siç ka njoftuar ky Institut, 4 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar nga sëmundja edhe 81 pacientë, duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1506.

Numri i të infektuarve në Kosovë, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2799. Prej tyre, 49 pacientë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Llapi.info