Edhe 119 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 480 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e viktimave në 499.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tetë raste të reja me COVID-19 janë në Podujevë. Prej tyre, pesë janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Llugë, Batllavë dhe Dumnicë e Epërme.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239.
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i rasteve aktive është 3.362./Llapi.info