Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar në 24 orët e fundit 8 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 516, raporton Llapi.info.
Të dhënat e së dielës kanë treguar edhe për 119 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 460 mostrave.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), shtatë raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 2 në qytet, 2 në Dumnicë të Epërme dhe me nga një rast në fshatrat; Shajkoc, Bellopojë dhe Llapashticë e Epërme.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 118 pacientë nga sëmundja që shkakton COVID-19, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 9.473. Aktualisht janë edhe 3.345 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar për 13.334 të infektuar me këtë virus./Llapi.info