Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar në 24 orët e fundit 9 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 508, raporton Llapi.info.

Të dhënat e së shtunës kanë treguar edhe për 115 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 466 mostrave.

Sipas IKSHPK-së, një rast është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Gllamnik.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 116 pacientë nga sëmundja që shkakton COVID-19, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 9.355. Aktualisht janë edhe 3.352 raste aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar për 13,215 të infektuar me këtë virus./Llapi.info